EMRI/ U gjet i vdekur në oborrin e banesës në Zall Bastar, policia e zyrtarizon: 81-vjeçari është vrarë me goditje pas koke

81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë.

Policia po heton dhe pistën e vrasjes për 81-vjeçarin, ndërkohë që ka dale dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Dyshimet kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81-vjeçarit. 

Njoftimi sot i Policise Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.*