Qiraxhi: Kemi hasur 36 raste pas 11 janarit, Manastirliu po i përdor shkollat për fushatën zgjedhore
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Janar 2025, 09:55
Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se institucionet arsimore po përdoren së fundmi për fushatën zgjehdjeo të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Ai tha se të gjithë institucionet shtetërore duhet të kenë parasysh se pas 11 janarit nëse vënë në shërbim të fushatave politike pronat apo institucionin përballen me sanksione që variojnë nga gjoba deri në burg.
“Pas kësaj date ne kemi gjetur në shkelje deri tani 36 raste ku hapësirat e tyre të komunikimit në rrjetet sociale nisin të shpërndajnë aktivitetet e ministres së Arsimit”, theksoi ndër të tjera Migen Qiraxhi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MIGEN QIRAXHI

