VIDEO/ Meloni feston sot ditëlindjen në Abu Dhabi, Rama bie në gjunjë dhe e mbulon me mëndafsh

Në gjunjë dhe me shall mëndafshi si dhuratë.

Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.

Mjaft me këto histori’ tha Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin, i cili disa herë e ka quajtur atë "motër".

VIDEO/ Meloni feston sot ditëlindjen në Abu Dhabi, Rama bie në

Rama shpjegoi se shalli ishte krijuar nga një prodhues italian që është transferuar në Shqipëri dhe është bërë qytetar shqiptar. Më pas, ai ia vendosi atë mbi kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja, e cila e përqafoi atë.