SONDAZHI/ Kapri: Agron Shehaj para Ramës dhe Berishës, 72.4% e shqiptarëve s'kanë besim tek politika

Studiuesi, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Media Ditari ka nisur një bashkëpunim me Euromedia Research dhe sipas një sondazi 72.4% e shqiptarëve thonë se kanë pak ose aspak  besim tek politika.

Ndërsa surprizë e sondazhit janë figurat e reja, ku Agron Shehaj rënditet i pari për nga pëlqyeshmëria në publik parafigurave politike si  Rama dhe Berisha.

Kapri: Euromedia Research është një institut shumë interesant në Itali që kanë bashkëpunuar me shumë media në Itali.

Sot ne publikuam disa të dhëna fillimisht për të kuptuar nëse ka një besueshmëri tek politika ose jo.

72.4% e shqiptarëve thonë se kanë pak ose aspak besim tek politika si instrument për të ndryshuar jetën e tyre. 

Kjo është shifër goxha e lartë në kuptimin për zgjedhjet që po vijnë.

Pra ka një mosbesim tek politika në tërësi.

Shumica e shqiptarëve flasin për një përkeqësim të jetës së tyre.

25% thonë se ka ngelur e njëjtë.

38.8% thonë se është përkeqësuar dhe 35.4% thonë se është përmirësuar jeta e tyre.

Gjysma e shqiptarëve pak a shumë infromohen përmes televizionit.

Testuam të gjithë liderët politikë se çfarë pëlqyeshmërie kanë tek njerëzit.

Dhe figurat e reja janë surpriza e këtij sondazhi.

Kryeson Agron Shehaj i ‘Mundësisë’, pastaj vjen Rama, pastaj vjen Lapaj, Qori, Berisha, Shabani e Meta në fund.