Sula: Situatë alarmante, në më pak se 24 orë dy të vrarë, koha që vendi të drejtohet nga një qeveri që ofron siguri
Deputeti i PD, Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook shkruan se , ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se 112 vjetori i krijimit të policisë së shtetit, përkon me numrin e emergjencës, në më pak se 24 orë dy persona janë vrarë, një në Tiranë dhe një tjeter së fundmi është në aksin Fier – Vlorë.
"Situata është alarmante, ndaj ka ardhur koha që vendi të drejtohet nga një qeveri që i’u ofron siguri qytetarëve të saj"- shkruan deputeti.
Postimi i plotë:
Edhe ne 112 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, rendi dhe siguria e vendit në duart e krimit.
Në më pak se 24 orë dy persona janë vrarë, një në Tiranë dhe një tjeter së fundmi është në aksin Fier - Vlorë.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se 112 vjetori i krijimit të policisë së shtetit, përkon me numrin e emergjencës. Rastësi kjo tërësisht e panevojshme, pasi qytetarët nuk duan deklarata të tilla nga ana e ministrit të Brendshëm, por duan që në vend të mbizotërojë rendi dhe siguria, pasi çdo ditë vërtetohet se janë bandat ato që po e drejtojnë Shqipërinë.
Situata është alarmante, ndaj ka ardhur koha që vendi të drejtohet nga një qeveri që i’u ofron siguri qytetarëve të saj.

