Vota e emigrantëve/ Trimçe: E drejta e votës hap i rëndësishëm, historik por shumë i vonuar
Dritan Trimçe, zv/presidenti i shoqatës së emrigtantëve shqiptarë “Diaspora 91- 19” në Itali në një intervistë në Ora News u shpreh se e drejta e votës për Diasporën është një hap i rëndësishëm, historik por edhe shumë i vonuar.
Trimçe: E drejta e votës është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, historik, shumë i vonuar do të thosha.
Nuk mund të rri pa kritikuar siç e kemi zakon ne shqiptarët, që pasqyron përpjekjen për të përfshirë të gjithë shqiptarët në qeverisjen politike të Shqipërisë për të marrë pjesë indirekt natyrisht.
Shqiptarët kudo që janë, janë një.
Aktualisht përsa i përket të drejtës së votës ne jemi qytetarë të dorës së dytë.
Me këtë ligj ne bëhemi të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë ashtu siç e garanton edhe Kushtetuta.
Gjithashtu njohja e të drejtës së votës garanton njohjen e rolit të rëndësishëm që ka Diaspora shqiptare në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë.
Ne duhet të nxitemi që të votojmë.
