''Votën e Diasporës e arrin më shpejt pushteti'', Gurra: Emigrantët e njohin Tiranën vetëm brenda 'Unazës', nga propaganda e Veliajt

Gazetari, Hysni Gurra i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se votën e Diasporës e arrin më shpejt pushteti në çdo vend.

Gurra: Unë kam qenë skeptik dhe nuk kam qenë ndër njerëzit që mendoj se Diaspora shqiptare duhej të votonte në këto zgjedhje.

Megjithatë ajo është bërë tani dhe është fakt i kryer dhe shpresoj që të shkojë mirë procesi.

Shumë shtete në Europë nuk e kanë njëherë.

Shtete shumë më të përparuara nuk e kanë dhe nuk është se është ndonjë ngjarje.

Votën e Diasporës e arrin më shpejt pushteti në çdo vend.

Ka kapacitetet dhe ka fuqinë më të madhe për ta arritur.

Një qytetar shqiptar që jeton në një shtet europian përfiton të gjitha benefitet e një shteti tjetër ku votohet në mënyrë demokratike, nuk vidhet vota, jetohet shumë më mirë, me rroga më të larta, me kujdes shëndetësor më të mirë dhe ndikohet nëpërmjet Taulant Ballës dhe Edi Ramës në rrjetet sociale.

Shkon njëherë Edi Rama bën si i fortë diku në Europë, emigranti e ka atë dellin e krenarisë dhe kështu manipulohet.

Po të marrim rastin e Tiranës, ata e njohin Tiranën vetëm brenda Unazës, çfarë shpërndan propaganda e Erion Veliajt.

Ata nuk e dinë se si jetohet në periferi të Tiranës.

Pra në këtë kontekst kam qenë kundër votës së Diasporës. Nuk besoj se ka garanci vota me postë.