Rama: Godoleshi në Elbasan, i veshur nën petkun e bardhë të dëborës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 15:54
Fshati i Godoleshit, rreth 6 km larg Elbasanit ose siç njihet ndryshe fshati i qershive ëstë mbuluar këto ditë janari nga flokët e dëborës.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga fshati turistik, ku vizitorët nuk mungojnë këto ditë të ftohta janari.
“Godoleshi në Elbasan, i veshur nën petkun e bardhë të dëborës”, shkruan Rama.
Dëbora e rënë i ka dhënë pamje magjepsëse fshatit turistik, ku shtëpitë e mbuluara me çati të kuqe janë veçantia e tij.
Në këtë fshat prej disa vitesh është kthyer në traditë festa e frutit të qershisë, aq të dashur për të gjithë, si një mundësi e mirë për të promovuar turizmin dhe resurset e zonës.