Vota e Diasporës/ Agostini: Ngjarje historike dhe e rëndësishme për pjekurinë demokratike të Shqipërisë

Gazetarja, Sonila Agostini e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vota e Diasporës është një ngjarje historike për Shqipërinë dhe një ngjarje e rëndësishme për pjekurinë demokratike të vendit.

Agostini: Është një ngjarje historike për Shqipërinë.

Do të jetë një kthesë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri që për herë të parë realizohet mundësia që shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetëror të kenë mundësinë të marrin pjesë për të dhënë mendimin e tyre për zgjedhjet politike të vendit.

Do ta quaja një ngjare si gati Shqipëria e viteve 90’ kur në gjirin e atdheut njerëzit që kanë kontribuar duke sjellë çdo vit remitancat, duke dhënë kontributin e tyre për familjet e tyre, kësaj here të mund të shprehin votën e tyre dhe vullnetin e tyre politik në njëfarë kuptimi për çfarë Shqipëria duhet të jetë në 4 vitet e ardshme.

Në anën tjetër është një ngjarje e rëndësishme edhe për pjekurinë demokratike të Shqipërisë dhe për rritjen e ndërgjegjes qytetare brenda në Shqipëri sepse ato janë të gjithë njerëz që jetojnë në kushte krejt të tjera në vende shumë demokratike.