Arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë, ushtroi dhunë psikologjike ndaj motrës së saj dhe i vuri zjarrin në banesë

Një 51-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës.

Shtetasja V.B dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj, shtetases A.B.

Gjithashtu 51-vjeçarja dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B.