NJË ARBËRESH ARQIPESHKV! Peragine nis detyrën në Shkodër, zëvendëson Massafran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 15:29
Arqipeshkvi me origjinë arbëreshe, Xhovani Peraxhine ka nisur detyrën në Shkodër. Në meshën e parë ku zëvendësoi imzot Angjelo Massafrën theksoi traditat e zonës, por dhe nevojën për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovani Peragine, ka nisur zyrtarisht detyrën. Në meshën e organizuar në sallën, Kardinal Mikel Koliqi e vuri theksin te tradita e lashtë krishtere në Shkodër që e konsideroi një tokë të shenjtë, e larë me gjakun e shumë martirëve.
Imzot Peragine nuk harroi të fliste mbi të ardhmen e të rinjve.
Peragine u emërua nga selia e shenjtë në 20 maj të vitit të shkuar duke zëvendësuar Angelo Massafran. Në Shqipëri ai shërben që nga viti 1993.
