FOTO+VIDEO/ Tigri “autokton” i 2025-s premton se do kafshojë fort dhe do e shkatërrojë “tigrushin”

“Njeriu mund të harrojë se çfarë i keni thënë, por asnjëherë nuk mund të harrojë se si e keni bërë të ndihet!”.

FOTO+VIDEO/ Tigri “autokton” i 2025-s premton se do kafshojë
Në foto: Presidenti i “Yldon Media Group”, z. Ylli Ndroqi

Pikërisht kjo thënie e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, vlen të rikthehet në vëmendje teksa shikon Tigrin Autokton të 2025-s dhe që do të kafshojë dhe do e shkatërrojë “tigrushin” e 2024-s që pushtoi faqet e para të medieve shqiptare në javët e fundit të vitit që lamë pas.

“Takova tigrin autokton dhe nga ledhatimet që i bëra nga bishti, me përgjigjen që më dha me ulërimën e tij premtoi se në 2025-ën do të kafshojë fuqishëm deri sa ta shkatërrojë tigrushin e 2024-ës”, thotë Presidenti i “Yldon Media Group”, z. Ylli Ndroqi.