“LUGETËRIT” DALIN NË POLENË! Riti i karnavaleve qindra vjeçare u rikthye në festë
Në fshatin Polenë riti shekullor i karnavaleve u rikthye. Të rinjtë me veshje të lugetërve e me këmbora lajmëruan ditën e shenjtë ndërsa sollën atmosferë ndryshe
Këto nuk janë pamje të realizimit të ndonjë filmi të hollivudit me lugetër. Në Polenë të Korçës u rikthye tradita mbi 300 vjeçare e karnavaleve.
Me kostumet unike dhe me kambana të rinjtë e zonës rikthyen festën që mbahet në të njëjtën ditë me ujin e bekuar
Një prej njohësve të kësaj tradite tha se një prej elementeve kryesorë në këto karnavale janë arapët ose lugetërit.
Përveç fabulës bazë dhe skenarit të parapërgatitur pjesëmarrësit janë të lirë të improvizojnë veprime sipas situatave, mjafton që të jenë normale dhe të bëjnë për të qeshur.
Karnavalet e Polenës janë një simbol i krenarisë kulturore, duke vazhduar të lidhin të shkuarën me të tashmen përmes artit dhe traditës. të ngjashme, ka pasur dhe në disa fshatra të krishtera të rrethit të Korçës, të cilat i zhvillonin karnavalet në ditën e Vitit të Ri ose në një datë të afërt.

