Bleona Qereti do të jetë banorja më e re e “BBVA”?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 15:19
Bleona Qereti do të jetë një nga banoret e Big Brother VIP Albania 4, pas shumë spekulimeve dhe dilemash. Ajo ka firmosur kontratën për t’u bashkuar me formatin, duke sjellë një prurje të re në dinamikat e shtëpisë së famshme.
Megjithëse nuk ishte pjesë e përzgjedhur nga fillimi i shfaqjes, Bleona ka vendosur të jetë pjesë e spektaklit, duke krijuar pritshmëri të mëdha nga publiku.
Bleona Qereti është një personazh që ka krijuar gjithmonë bujë me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe sjelljen e papritur, dhe kjo mund të sjellë dinamika interesante në shtëpi.

