VIDEO/ Pamje nga Maja e Bukanikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 18:14
Maja e Bukanikut është pika kryesore e Malit të Shpatit në qarkun e Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga Maja e Bukanikut, e cila është e veshur me pyje të dendura halorë dhe burime të shumta ujore, duke ofruar një pamje të mrekullueshme të natyrës.
Maja e Bukanikut ndodhet në juglindje të rrethit të Elbasanit, në kufi me rrethin e Librazhdit.
Shtrihet në drejtim veriperëndim-juglindje, me lartësinë më të madhe 1831 m (maja e Bukanikut), me gjatësi rreth 20 km dhe gjerësi 4-5 km.
Mali i Shpatit është i përbërë nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë dhe dallohet për majat e shumta e format e relievit akullnajor (cirqe, lugje).
