Dita e Ujit të Bekuar, Rama: Riti i kapjes së kryqit në ujërat e Osumit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga riti i kapjes së kryqit në ujërat e lumit Osum, në Berat.

“Riti i kapjes së kryqit në ujërat e Osumit, ku prej shekujsh besimtarët e Beratit të rilindur festojnë Ditën e Ujit të Bekuar”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Më 6 Janar besimtarët ortodoksë në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo siç njihet dhe Dita e Ujit të Bekuar.

Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë.

Në 6 Janar në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji. Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.