VIDEO+EMRAT/ Sherri masiv në Sarandë, Gjykata vendos: Arrest me burg për 2 policët, të tjerët "detyrim paraqitje"
Eshtë mbajtur sot seanca në gjykatën e Sarandës për personat e përfshirë në një sherr masiv pak netë më parë në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe 4 punonjës policie.
Gjykata vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy nga efektivët e policisë, Alvaro dhe Inklid Sulejmani. Ndërsa të tjerët u lanë në masën ‘detyrim paraqitje’.

Pas seancës, avokati i efektivëve Arben Llangozi tha për mediat se: "Dhunë kishte nga të dyja palët, por s'u konstatua gjuajtje me armë".
MASAT E VENDOSURA SOT NGA GJYKATA
Arrest me burg për:
Alvaro Sulejmani
Inklid Sulejmani
Detyrim Paraqitje për:
Mihal Sulejmani
Ergys Sulejmani
Kejvi Sulejmani
Shemsho Sulejmani
Delars Duka
Kristjan Xhaferri
NGJARJA
Rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri.
Dy persona, Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi (vëllezër), u dëmtuan lehtë. Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.
Sipas dëshmive, dy vëllezërit e dëmtuar drejtonin një biznes të makinave me qira. Alvaro Slejmani i kishte një borxh atyre, lidhur me një makinë që u kishte marrë.
Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë dhe siç dëshmohet, i ka dhunuar duke gjuajtur me sende të forta dhe me armë, duke i lënë të lënduar dy vëllezërit që janë jashtë rrezikut për jetën.
AMP arrestoi 4 punonjës policie, Alvaro, Inklid dhe Mihal Suljmani (vëllezër) si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre.


