Zjarr në Mitropolinë Ortodokse në Gjirokastër, flakët shkaktojnë dëme në vendin e lutjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 13:09
Një vatër zjarri është regjistruar sot në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës.
Nga kjo vatër zjarri raportohet se është djegur vendi i lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë.
Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 dhe menjëherë mësohet se kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në lagjen "Meçite", ku ndodhet Mitropolia.
Gjithashtu mësohet se zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv.
Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e lutjeve.
