Vrasja e 33-vjeçarit në Dragoç, babai i viktimës: Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti, për herë të fundit folëm…

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij dhe se nuk e ka ditur që ai të ishte përfshirë në ndonjë situatë problematike.

Paraprakisht ai shprehet se herën e fundit e ka kontaktuar një natë më parë rreth orës 22:00 po shprehet se nuk ka kuptuar gjë nëse kishte probleme apo ishte në një situatë.