Atentati në Shkodër, flet xhaxhai i viktimës: S’ka pasur konflikte, punoi në ndërtim edhe në Mal të Zi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 10:55
Xhaxhai i Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në Shkodër, tregon për mediat detaje nga jeta e të riut.
Naim Mataj, thotë se i riu kishte jetuar në Belgjikë dhe sipas tij, nuk kanë konflikte me askënd.
“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç.
Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca.
Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat.
Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën.
Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë.
Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.
