Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë/ Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra! Dyshohet për grip

Dhjetëra shpendë të ngordhur janë konstatuar në plazhin e vjetër në Vlorë pasditen e të shtunës. Specialistët e veterinarisë kanë marre mostra me qëllim kryerjen e analizave. Shpendët e gjetur të shtunën në plazhin e vjetër  në  Vlorë dyshohet të kenë ngordhur nga gripi.

Pas njoftimit të banorëve të zonës specialistë të shërbimit veterinar kanë marrë mostra dhe i kanë dërguar për analiza në Institutin  e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.

Përgjigjja pritet të dalë pas tre ditësh. Për të  eliminuar përhapjen e gripit shpendët janë asgjësuar. Ndërkohë rreziku i kalimit të virusit tek njerëzit sipas specialistëve është i ulët. Transmetimi ndodh nga kontakti me shpendët e sëmurë.