Aksident me vdekje në Cërrik/ 75-vjeçari përplaset nga makina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 12:55
Një aksident me vdekje ndodhi në Cërrik këtë të diel.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.