FOTO+VIDEO/ Momenti kur vëllezërit Sulejmani nxjerrin armët në Sarandë. Sapo nisi sherri u qëllua në ajër, pas të shtënave policia shkoi në vendngjarje
Prokuroria dhe Agjensia e mbikqyrjes policore ka zbardhur lëvizjet e punonjësve të policisë lidhur me sherrin e ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Sipas imazheve të siguruara nga gazetari i Ora News Edison Vatnikaj sapo ka nisur sherri njëri prej punonjësve të policisë i vëshur më bluzë të bardhë ka nxjerr nga brezi armën e shërbimit dukë qëlluar në ajër.
Por sic duket kjo nuk ka sjell rezultat pasi sherri ka vijuar sërisht.
Pas disa sekondash konflikt të dhunshëm është identifikuar edhe punonjësi tjetër i policisë ku nxjerr armën e shërbimit por jo duke qëlluar por duke e përdorur si mjet të fortë.
Ai fiksohet edhe në pamje që qëllon një prej vëllzërve Nexhipi në pjesën e ballit duke i shkaktuar dëmtime.
I vëtmi që ka pozitë më rënduese është Alvaro Sulejmani pasi nga veprimet e tij është provuar se ka qëlluar drejt një makinë në xhamin e mbrapëm dhe vepra penale ndaj tij është klasifikuar si vrasje me dashje e mbetur në tentative.
