Detaje nga vrasja e 33-vjeçarit në Dragoç/ U qëllua me breshëri automatiku, fqinjët dëgjuan të shtënat por...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Janar 2025, 09:58
Të tjera detaje janë bërë të njohura nga ngjarja tragjike në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ku mëngjesin e sotëm është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë e tij, 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Burime për Ora News bëjnë më dije se ndaj viktimës ësht qëlluar në breshëri automatiku.
Kjo pistë është faktuar edhe nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes por edhe mjetit tip Benz.
Të shtënat që bësohet të jenë mbi 10 herë janë qëlluar në derën e shoferit ku u gjet i pa jetë Ramazan Mataj.
Ndërsa disa banorë të zonës janë shprehur se kanë dëgur në mesnatë zhurmën e armës por kanë menduar se ishin fishekzjarre.
