TRONDITET SHKODRA/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë (FOTO+EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij në fshatin Dragoç të Postribës.

Mësohet se viktima është një 33-vjeçar i identifikuar si Ramazan Mataj.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

TRONDITET SHKODRA/ Një person gjendet i vrarë me armë zjarri
Viktima Ramazan Mataj