FOTO+VIDEO/ Zjarr i madh në një bllok banesash në Pogradec, flakët mbulojnë zonën

Një zjarr i madh ka rënë në një bllok banesash në Pogradec mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit.

Dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe fikjen e zjarrit.

Rrezikohen shumë banesa të tjera flakët, pasi zjarri është në përmasa shumë të mëdha.

Ndërkohë familjarët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga banesa, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.