Te "Pushimi i shoferit"/ 3 automjete përplasen njëri pas tjetrit në aksin Lushnjë – Fier, radhë kilometrike në autostradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 16:27
Një aksident i trefishtë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, ku 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit.
Nga ky aksident ka vetëm dëme materiale, ndërsa radha e automjeteve në autostradë është kilometrike.
Policia Rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

