EMRI/ Masa*roi fqinjin 82-vjeçar me thi*ë e çeki*, zgjat pak orë arratia e 39-vjeçarit, arrestohet nga policia

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 39-vjeçarit, Fation Janina, i cili vrau mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç fqinjin e tij 82 vjeç, Paulin Gina.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Fatjon Janina, i cili dyshohet se masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 13 të qytetit, mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi  2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", 39-vjeçarin F. J.

Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.