Në prag të Vitit të Ri, Bashkia Kukës paditet në gjykatë me vlerën e 1 milion eurove, sa buxheti vjetor i saj
Bashkia e Kukësit është paditur në gjykatë me vlerën e 1 milion eurove sa buxheti vjetor i bashkisë.
Padia është bërë nga një subjekt privat që pretendon se është skualifikuar padrejtësisht nga ish kryetari i komanduar i bashkisë Kukës, Granit Gjana në një tender në 2023.
Njoftimi:
Në prag të Vitit të Ri Bashkia Kukës paditet në gjykat me vlerën e 1 miljon eurove/ sa buxheti vjetor i saj.
Subjekti privat “UFC-CENGU sh.p.k”, i skualifikuar padrejtësisht nga ish kryetari i komanduar i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, në prill të vitit 2023 në një tendër për furnizimin me naftë të mjeteve të këtij i stitucioni, ka paditur Bashkinë Kukës me vlerë prej 1 miljon euro për dëmin e shkaktuar.
Vlera e dëmit të pretenduar nga subjekti është sa i gjithë buxheti vjetor i Bashkisë Kukës, e një vendim i gjykatës në favor të firmës UFC do të shkaktonte falimentimin e kësaj bashkie.
Kujtojmë se në prill-maj të vitit 2023 ish-kryetari i komanduar i Bashkisë Kukës Granit Gjana, gjatë periudhës së zgjedhjeve vendore, shmangu qëllimisht dosjen e dokumentacionit të subjektit UFO Cengu ne tenderin për lëndë djegëse për Bashkinë Kukës.
Nga hetimet e bëra nga SPAK rezultoj se Gjana qëllimisht kishte skualifikuar subjektin UFO-Cengu. Ishte GJKKO që shpalli fajtor Gjanën duke e dënuar me 1.6 vite burg duke aplikuar nenin 59 e konvertoj me 2 vite shërbim prove.
