Rreziku i virozave pas festave, Pediatrja këshillon veshje të ngrohta dhe ushqim të shëndetshëm për fëmijët
Mjekët paralajmërojnë se periudha e festave të Vitit të Ri rrit rrezikun e virozave për shkak të grumbullimeve të shumta të njerëzve. Pediatrja Sonila Brati thekson rëndësinë e veshjes së ngrohtë, sidomos gjatë natës, dhe kujdesin me ushqimin dhe pijet, veçanërisht për fëmijët, për të shmangur problemet shëndetësore.
Nata e Vitit të Ri është një feste tradicionale për të gjithë, por kjo periudhë shoqërohet gjithashtu me një rritje të mundësisë për viroza, për shkak të grumbullimeve të shumta të njerëzve në ambientet e festave, apo edhe gjatë shkëmbimit të vizitave.
Mjekia pediatre Sonila Brati paralajmërojnë se, pas përfundimit të festimeve, mund të shohim një rritje të numrit të rasteve me viroza.
‘’Ne këto ditë që flasim kemi qenë me goxha viroza. Kjo do ndihet nga data 5 janar ku do kenë mbaruar festat. Fëmijët do fillojnë të preken nga virozat edhe nga grumbullimet’’.
Për të shmangur virozat Brati thekson rëndësinë e veshjes së ngrohtë, sidomos gjatë natës kur temperatura bie.
Gjithashtu, mjekja rekomandon që prindërit të kenë kujdes të veçantë me ushqimin dhe pijet që konsumojnë fëmijët gjatë festes
Një tjetër këshillë e rëndësishme që mjekja jep është respektimi i orarit të gjumit. “Prishja e regjimit të gjumit gjatë festave mund të shkaktojë probleme tek fëmijët, duke u pasuar me grindje dhe irritim.
