Babagjyshi i sheshit Skënderbej, Don Biçaku: Mësuesi që mision ka të gëzojë fëmijët

Në Sheshin Skënderbej, prej gati pesë vitesh, Don Bicaku, 81 vjeç, është kthyer në një figurë e dashur për fëmijët. Pas daljes në pension si mësues, ai vendosi të angazhohej me fotografinë dhe të sjellë gëzim në jetën e fëmijëve. Për të çdo foto me fëmijët e lumtur është një pjesë e misionit të tij.

Në një nga këndet më të frekuentuara të Sheshit Skënderbej, gjejme prej gati 5 vitesh Don Bicakun sot 81 vjec.

I veshur si Babagjyshi, me buzëqeshje të pafundme tërheq vëmendjen e të gjithëve per pesë vjet me radhë.

Duke u shëndërruar në një figurë e dashur për fëmijët, të cilët e presin me padurim çdo ditë për t'u gëzuar nga prania e tij.

‘’Gëzimi më i madh për mua se me fëmijët jam marrë gjithë jetën. Kam qenë mësues i ciklit të ulët, mësues biologjie dhe drejtor’’.

Pas daljes në pension, ai vendosi të angazhohej me një pasion të ri – fotografinë. Por më e rëndësishmja, ai ka një mision të qartë të bëjë fëmijët të buzëqeshin.

Tregon se prindërit shpesh i japin dhuratat që ai ua jep fëmijëve, duke shtuar kështu atmosferën festive.

Për të, çdo foto me fëmijët e lumtur është një pjesë e asaj që ai konsideron si misionin e tij të jetës – të bëjë botën më të bukur dhe më të lumtur për fëmijët.