VIDEO/ I moshuari hidhet në lumin Buna, momenti kur shpëtohet nga policia, dyshohet se...

Një burrë që dyshohet të jetë me probleme mendore është hedhur në Lumin Buna në Shkodër. 

Ky është momenti kur ai është pikasur nga kalimtarët dhe më pas është lajmeruar policia.

Burri është  shpëtuar nga policia e Shkodrës dhe ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.