Dhurata për Fëmijët me Aftësi Ndryshe: 'Yldon Media Group' Bashkohet me Nismën “Bëhuni Një Babagjysh”
Në kuadër të vitit të ri, Yldon Media Grup ka vazhduar traditën e saj të mbështetjes për komunitetin, duke iu bashkuar nismës "Behuni Një Babagjysh" dhe shpërndarë dhurata në Qendrën Komunitare "Qëndrojmë Së Bashku". Për këtë vit, Yldon Media Grup ka përgatitur dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe, të cilat janë zgjedhur me shumë kujdes, për të siguruar gëzim dhe ndihmë për ta gjatë këtyre ditëve festive.
Në këtë periudhë festive, Yldon Media Group vazhdon traditën e saj të përkrahjes së komunitetit, duke kontribuar në jetën e familjeve në nevojë.
Ky angazhim ka bërë që Yldon Media Group të jetë një partner i rëndësishëm në nisma të ndryshme bamirësie, dhe kesaj here iu bashkua nismës "Behuni Një Babagjysh", duke shpërndarë dhurata në Qendrën Komunitare "Qëndrojmë Së Bashku".
Yldon Media group iu bashkua nismës "Behuni një Babagjysh" duke shpërndarë dhurata në Qendrën Komunitare "Qëndrojmë Së Bashku", duke sjellë një atmosferë festive.
'Pasi ka ofruar ndihmë për shumë vite,këtë vit Yldon Media Group ka përgatitur 50 dhurata speciale për fëmijët me aftësi ndryshe, me qëllimin që t'u sjellë atyre gëzim dhe ndihmë në këto ditë festive''.
Dhuratat u zgjedhen me shumë përkujdes, me qëllimin që t’u sjellin gëzim dhe ndihmë fëmijëve gjatë këtyre ditëve festive.
‘’Falenderojmë të gjithë studentët që dhuruan ndihma për familjet në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu falenderojmë Ora News që na u bashkëngjit kësaj nisme’’.
Themeluesi i nismës “Behuni Një Babagjysh” falënderoi të gjithë kontribuuesit e këtij aktiviteti, duke veçuar Yldon Media Group dhe Ora News, për mbështetjen të jashtëzakonshme dhe përkushtimin që ata kanë treguar për familjet që kanë më shumë nevojë.
‘’Përgëzoj studentët e ekonomisë për këtë nismë dhe shprej që kjo nsimë të vazhdojmë’’.
Ky veprim solidariteti është një prej shumë aktiviteteve të Yldon Media Group, i cili ka një angazhim të vazhdueshëm për të mbështetur ata që kanë nevojë.
