Ahmetaj: Skandaloze, SPAK nuk quan grup të strukturuar kriminal 5D-në me Erion Veliajn në krye

Bislim Ahmetaj nga PD-ja i ftuar në Ora News tha se SPAK nuk ka bërë as 1% të punës që duhet të kishte bërë gjatë funksionimit të tij.

Ahmetaj: Duket se drejtësia ka vepruar për gjatë këtij viti, por në fakt ka qenë në nivele më skandaloze të historikut të vendit. Në vend janë abuzuar fondet publike dhe struktura e posaçme kundër korrupsionit mund të ketë bërë 1% të punës që duhet të kishte bërë.

Janë dënuar njerëz për vjedhjen e një makine të vetme nga SPAK-u që kushton 4 mijë euro. Ndërsa 5D që është organizatë kriminale që e njeh drejtësinë, dhe që merrnin para publike dhe i çonin tek firmat e veta private. Nga SPAK nuk quhet grup i tillë dhe kreu i këtij grupi është Erion Veliaj.