Kandidati për burg, Erion Veliaj uron nga SHBA-të qytetarët, poston videon e montuar në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha të shtunën se ishte nisur për një udhëtim dyditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por këtë të diel në faqen e tij në Facebook është shfaqur një video e regjistruar prej tij në zyrë përpara largimit.

Në të jepet një mesazh urimi për qytetarët e Tiranës e montuar me pamje të kryebashkiakut duke shpërndarë supë për të moshuarit dhe duke mbjellë pemë.

Pavarësisht se këto kanë qenë ditë të trazuara për “të parin” e Tiranës ai i duket se i ka shmangur problemet e tij me drejtësinë për të dhënë mesazhin se nuk është i shqetësuar prej tyre.

Ndryshe nga një ditë më parë kur zgjodhi një gjuhë të ashpër me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Veliaj mban një buzëqeshje duke dhënë mesazhin e tij.

Të premten SPAK konfirmoi se Veliaj po hetohet për 4 akuza, atë të korrupsionit aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.