'Trump në 2027 në Tiranë'/ Këlliçi: Meme e gatshme për Vit të Ri

Belind Këlliçi, Drejtues Politik i PD për Tiranën, përmes një postimi në Facebook shkruan se deklarata e kryeministrit Rama i cili u shpreh se Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, do të vizitojë në 2027-ën Tiranën, është një meme e gatshme për Vit të Ri.

Postimi i Këlliçit:

Meme e gatshme për Vit të Ri nga kreu i Narkoshtetit të parë të Europës!!!

Më mbështet Trump i cili do vizitojë Shqipërinë për Samitin e NATO-s në 2027

Deri atëherë e di vetë Narkokryeministri se cili do të jetë fati i tij politik!

Ndërkohë Sali Berisha si Kryeministri që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, sigurisht i takon e do të jetë dhe mikpritësi i këtij samiti