Berisha: Në 2024 u përballëm me të këqija të mëdha, me një grup hajdutësh të cilët nuk i ka patur kurrë Shqipëria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim festiv me demokratët e Degës Nr. 8 Tiranë, në mbyllje të zhvillimeve politike për vitin 2024.
‘Në 2024 u përballëm me të këqija të mëdha, me një grup hajdutësh të cilët nuk i ka patur kurrë Shqipëria’, u shpreh Berisha.
Berisha: Të dashur demokrate dhe demokratë të degës të PD të lagjes 8. Të dashur drejtues të kësaj dege dhe të PDSH në qendër. Së pari, kam urimet më të përzemërta për të gjithë ju, urimet më të përzemërta për të gjithë demokratet dhe demkratët, mbështetësit dhe mbështetëset e PD Tiranë, dhe kudo që ndodhen sonte. Le të urojmë se bashku, një vit të ri plot shëndet, gëzime dhe fitoren e merituar të PD dhe të opozitës shqiptare.
Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë prag të vitit të ri me një bilanc betejash të fituara. E vërteta është se, ky vit ka qenë një vit betejash të pandërprera dhe vështirësish të mëdha, por kur kthej kokën sot dhe shohim prapa, secili nga ne është i mbushur me kënaqësinë dhe krenarinë e realizimeve që dukeshin të pamundura.
Pra, sheh shoqen, shokun, seksionin, grupseksionin si njerëz që bënë të pamundurat të mundura. Por, në këtë përpjekje në rast se kujtoheni, në mënyrë të përsëritur jemi shprehur se jemi shpresa e fundit, dhe e vërteta është se sot, më shumë se kurrë, jemi shpresa e fundit.
Por sot, ne hyjmë në vitin 2025 si shumicë, jo vetëm cilësore, por si shumicë e qartë sasiore e këtij vendi dhe kombi. Ne, u përballëm me ttë keqen, u përballëm me të këqija të mëdha, u përballëm me një grup hajdutësh të cilët me shifra, me fakte nuk i ka patur kurrë Shqipëria të tillë.
U përballëm me njerëz të cilët kanë humbur çdo sens, çdo ndjesi për qytetarin, dhe nga mëngjesi gjer në darkë nuk mendojnë për asgjë tjetër, veçse si të ndajnë buxhetin dhe pasuritë e qytetarëve me njëri tjetrin, si t’ua plaçkisim këto pasuru atyre?
Nuk u lodhëm, i shkuam hajdutit 40 javë tek bashkia, dhe e garantoj se kurrë aqe nuk do të ketë gjersa të përfundojë atje ku e ka vendin. Denoncuam se bashku vjedhje që tejkalonin çdo përmasë, djegës me të cilin kishin vjedhur 130 milionë euro dhe ai nuk ekzistonte. Sipërmarrjen 5D të drejtorëve të tij personalisht, ku vidhnin 100% prokurimet. Dhe më shumë, dhe më shumë.
Këta barbarë, për të vjedhur shembnin blloqe të tëra pallatesh, në mënyrë që të vidhnin ato para të ndërtimit të tyre. Këta, nuk njohën asnjë kufi, por t’i marrim pak në tërësi.
