BILANCI 2024/ Rama: Vlerësime befasuese nga Komisioni Europian për performancën e Shqipërisë drejt BE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencën e fundvitit me gazetarët.

Ai tha se vlerësime befasuese jane bere nga Komisioni Europian për performancën e Shqipërisë drejt BE.

Këtë vit, tha Rama, Shqipëria ia ka dalë të mos jetë më në fazën e monitorimit të plotë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

"Po e nis me çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, praktikisht të dy grupkapitujve shumë të rëndësishëm duke nisur që nga themeloret që janë grupi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë. Është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar, që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, me qindra e qindra punonjës të administratës, nuk do kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me screening.

Këtë vit, edhe ky është fakt domethënës, edhe pse nuk jam ndjekës i rregullt i lajmeve, nuk ka bërë bujën e duhur, Shqipëria ka dalë pas 29 vitesh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Nuk jemi vend nën monitorim të plotë, por si gjithë ato vende që duam dhe do bashkohemi në BE brenda kësaj dekade. Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit. Jo vetëm një dialog i pandodhur më parë mes KE , vendeve anëtare dhe vendeve kandidate, nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritje si BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në periudhën sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 milidarë euro plus dhe kemi dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente të funksionimit të Europës së Bashkuar. Që nga 21 nëntori, falë planit të rritjes, shqiptarët në gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do kenë më asnjë komision ekstra për transfertat, se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e SEPA.

Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë të hapjes të hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Hapet në Tiranë si një sinjal kuptimplotë dhe si një vlerësim të Shqipërisë në hartën europiane.

Deri në vitin 2027 do të thithim rreth 1 miliard euro plus, dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për tu bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Evropës së bashkuar. Falë planit të rritjes që nga 21 Nëntor shqiptarët në të gjithë boten që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë nuk do të kenë më asnjë komision ekstra. Kursehen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë. Në një garë me disa vende Shqipëria ka fituar mundësinë shumë domethënëse të hapjes së Kolegjit të Evropës në Tiranë, është filiali i dytë. U hap si një sinjal dhe domethënës për pozicionin e ri të Shqipërisë në hartën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe BE. Janë organizuar një sërë samitesh dhe vitin ardhshëm më 16 Maj presin Samitin e Komunitetit Politik Europian ku do të presim udhëheqësit e Evropës, jashtë kufijve të BE.

Dhe arsyeja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë sepse sot është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe të gjithë kanë vlerësime që më bëjnë shumë krenar, por më e rëndësishëm është frymëzimi dhe motivimi për të vazhduar më tutje. Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë.

Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.

Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë.

Aktualisht që flasim, jemi në kushtet kur në inteligjencë nartifiale,  ne po punojmë, për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE, në trupin ligjor të Shqipërisë, prerje e procesit të integrimit në aspektin legjislativ. Vende të tjera më parë, Kroacia ka angazhuar armata të tërë përktheysish dhe draftuesish, ne këtë punë e bëjmë 90 përqind me inteligjencën artifiiale,  Jemi në fazën që po përgatisim, me inteligjencën artificiale. Ky është problem që ne e kemi pasur historikisht, tradicionalisht, dhe pas një angazhimi të mijëra punonjësve të administratës në prokurime publike, është shpenzim i madh energjish, dhe një konsum disproporcinal për burime njerëzore, por nuk është aranci për standard plotësisht evropian. Çështja e prokurorimeve, duket shumë e lehtë kur e meer një procedurë, por është një çështje shumë teknike. Të vendosim teknologjinë digjitale si një armë për të përmirësuar procese më të thella. Operatori do të vazhdojë të marrë në dy vitet e ardhshme, të gjitha volumin e prokurimeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk do jetë më objektivisht e mundur që të bëhen copë rrugëve njerëz, duke iu tundur letrat, në kuptimin e procedurave”, theksoi Rama

Ndiqeni live konferencën e fundvitit me gazetarët