‘'Kryebashkiaku më shumë në ajër se në zyrë’'/ Kalaja: SPAK të hetojë vizitën e Veliajt në SHBA

Në cilësinë e kryetares së Gjykatës së Apelit në PD, Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Vleiaj, lidhur me vizitën e këtij të fundit në SHBA këtë të shtunë.

Nga SPAK, Kalaja tha se është kërkuar nga prokurorët e posaçëm, që të hetohet vizita e Veliajt në SHBA dhe të gjitha vizitat e kryera nga kryebashkiaku përgjatë periudhës 2023-2024, kohë kur ka marrë edhe mandatin e 3 në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Kalasë, Veliaj më shumë ka bërë udhëtime se sa ka qëndruar në krye të detyrës, si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

''Kërkojmë nga SPAK, meqenëse po heton udhëtimet e bëra nga ky kryebashkiak në vitet e fundit, të lidhura e denoncuara me fakte  e prova nga personi Nesti Angoni.

Në cilësinë e kallëzimeve, afro 60, i kërkojmë SPAK të hetohet nëse kjo vizitë është me agjendë pune.

Vetëm në vitin 2024, Veliaj më shumë ka ndenjur në ajër se në zyrat e bashkisë.

SPAK të hetojë udhëtimet e kryebashkiakut në vitet 2023-2024, pas marrjes së mandatit të 3, nga shtabi elektoral që ndodhet pas hekurave.

Urojmë që SPAK të tregojë të njëjtën shpejtësi, sa kohë që kallëzimet tona janë aty prej kohësh.''