Ndoka: SPAK me standard të dyfishtë, Veliaj shkoi në SHBA te Sorosi, por me ardhjen e Trumpit...
Përmes një interviste në ra News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka tha se SPAK po vepron me standarde të dyfishta lidhur me Veliajn e opozitën.
Ndoka: SPAK ka standarde të dyfishta. Për pozitën ka një goditje që i kalon të gjitha standardet ligjore dhe ndryshe operon kur vjen pjesa e mazhorancës, nuk ka asnjë masë edhe pse janë në detyrë. Janë shumë personazhe që janë nën akuzë dhe janë në detyrë dhe nuk japin dorëheqje edhe pse janë në pushtet dhe kanë mundësi për të prishur provat. Kjo e bën SPAK si një institucion të politizuar dhe me regji çka i humb pjesën morale dhe institucionale.
Por këto janë zhvillime interesante sepse kreu i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit e saj janë në akuzë prej kohësh tashmë. Veliaj është duke shigjetuar më shumë Ramën, por i bën presin me dokumente kompromentuese. Kanë pasur edhe një luftë mbi SPAK-un apo lidhjet që kanë me Sorosin. Veliaj shkoi në SHBA për të shfrytëzuar ato orët e veta me Sorosin por nuk e kupton se edhe at janë në panik për vete me ardhjen e Trumpit.
