"Harabeli" i Ajola Xoxës "çon" te kolegët e SPAK-ut Erion Veliajn

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të enjte në Strukturën e Posaçme para orës 9.00.

I veshur me të zeza dhe me një fytyrë që nxinte po aq të mbathurat e tij, Veliaj u shfaq kokë-ulur që pa hapur sytë te "kolegët" siç i quan ai vete, prokurorët SPAK… Në hyrje, Veliaj nuk pranoi të bëj komente për mediat.

Burime thonë se është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për llogaritë e një hetimi për korrupsion dhe pasuror të nisur nga një strukturë ndaj tij.

Më herët në SPAK u paraqit dhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit ditën e hënë, në lidhje me hetimin në fjalë.

Pak ditë më parë hetuesit e BKH kanë sekuestruar telefonat  e bashkëshortes dhe vëllait të tij.

Ndërkohë tre ditë më parë në SPAK u paraqit dhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.

Erion Veliaj akuzohet nga opozita për korrupsion dhe vjedhje të parave publike