Elezi: Veliaj duhet të përfundojë jo vetëm në SPAK, por të merret masë ndaj tij
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duhet të merret një masë sigurie.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Veliaj nuk mund të thotë se nuk ka dijeni për çfarë ndodh në institucionin e drejtuar prej tij, për sa kohë që është eprori dhe në të kundërt duhet të dorëhiqet.
Ibsen Elezi: "Rrugëtimi politik i Veliajt është një rrugëtim që një politikan në momentin që e ndërton të tillë, nuk mund të presësh të jetë një përfaqësues i mirë.
Nga G99 te Mjafti, kur u kap duke filmuar një person duke i lyer kokën dikujt me të kuqe, për t’i nxitur njerëzit në gjakderdhje, prej këtij politikani priten të gjitha.
Politikan tipik mashtrues, Veliaj është munduar ta mbushë pjesën e politikëbërjes me punë dhe ato pak punë i kanë shitur shumë më shumë të fryra.
Nëse ka bërë një gjë Partia Demokratike, ka sulmuar Erion Veliaj.
Edhe bindja qytetare se ky duhet të përfundojë patjetër jo vetëm në SPAK por duhet të ketë një masë konkrete, jo vetëm për aferë korruptive.
Veliaj të vë përpara dy alternativave, alternativa e parë unë nuk dija, do të thotë që është budalla.
Se është epror, kjo do të thotë që mes maskarait dhe budallait, zgjedh budallain, pse nuk jep dorëheqjen dhe largohesh.
Në kuptimin figurativ budalla, ti kur nuk i kap këta që hanë dardha pas kurrizit tënd ti pse nuk thua se unë nuk jam i zoti dhe duhet të largohem nga skena politik".


