Ekspertiza konfirmon sulmin në banesën ku qëndronte Sinomati/ Në hetim edhe pista e lidhjes me atentatin në Vlorë

Ekspertiza ka zbuluar se sulmi në me tritol në katin e 9 ku qëndronte Bernard Sinomati është bërë me dron. Në ballkon ku dhe u hodh eksplozivi por dhe poshtë pallatit u zbuluan mbetje të mjetit fluturues, ndërsa një nga pista e hetimit janë edhe konfliktet në vlorë. Deri më tani nuk është bërë e mundur marrja e dëshmisë së objektivit të sulmit dhe as e gruas që kishte marrë ambientin me qira.

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë në ballkonin e një apartamenti në katin e 9, ku qëndronte me qira vlonjati, Bernard Sinomati, policia ka dalë në konkluzjonin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron.

Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë pallatit, dhe një gjë e tillë është vërtetuar edhe përmes një akti ekspertimi teknik.

Në qëndër të sulmit të këtij atentati, dyshohet se ishte Bernardo Sinomati, një i ri nga qyteti i Vlorës, i cili u ka shpëtuar  edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë.

Në hetime është përfshirë mundësia e lidhjes së kësaj ngjarje me atentatin që ju bë me armë rreth një javë më parë Kevin Hajrullës, mikut të familjes së Inez Hajrulla.  kjo edhe për shkak të konflikteve të mëparshme mes tyre.  

Tashmë ngjarja e rëndë është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Shkatërim i pronës me eksploziv”.

Pas sulmit mësohet se Sinomati është larguar ndërsa ende nuk është gjetur për të dhënë sqarimet e tij.

Për të  dhënë dëshmi është kërkuar edhe vajza që e kishte marrë ambientin me qira, por për shkak se ka deklaruar se është jashtë shtetit nuk është bërë e mundur paraqitja.