Andoni: Veliajn e presin kohë jo të mira. Do përballet me ligjin, pesha e tij jo si më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 21:50
Analisti Ben Andoni, duke folur mbi çështjet kryesore politike në vend dhe rajon, tha se beson që për kryebashkiakun Erion Veliaj kanë ardhur kohë të këqija dhe ai do ketë një përballje me ligjin.
“Besoj që tashmë për z.Veliaj kanë ardhur kohë jo të mira, do ketë përballje me ligjin. Besoj që ai ka përballje me ligjin, dhe kjo tregon që e gjithë pesha e tij politike s’është më si më parë. Besoj që po vijnë kohë të këqija për të”, u shpreh Ben Andoni në edicionin e lajmeve në MCN Tv.
