Turistët në Shqipëri dhe shqiptarët jashtë/ Kasa: Një numër i madh nga Bullgaia dhe Turqia...

Festat e fund vitit kanë rritur fluksin e kalimeve në kufi. Operatorët theksojnë se më shuëm shqiptarë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit, por edhe numri I turistëve që zgjedhin vendin tonë është rritur ndjeshëm.

Shumë shqiptarë po tregojnë interes për të kaluar festat e fundvitit jasht vendit. Rrahman Kasa kreu i Unioit Turistik shprehet se destinacionet me te preferuara jane Italia, Greqia Turqia

 “Kryesisht kemi vendet e rajonit, që janë vendet që janë më afër dhe kanë kosto më të lire, pastaj vijnë vendet që destinacione të njohura të Europës, sicc është Parisi, Italia, Turqia, Greqia."

Mesatarisht qendrojne 3 netë për të festuar.

“Varet destinacioni. Por një mesatare është rreth 3 netë.”

Udhëtimet në grup me guida janë më të preferuarat, megjithatë nuk mungojnë pushimet nga ciftet apo familjare në resorte dimërore.

“Tendenca është që të ketë udhëtime në grup, për shkak edhe të ofertës më të mirë, por edhe për shkak të asaj që grupet janë të organizuara në guida turistike, që i shoqërojnë ku kanë mundësi që të njohin më mirë destinacionin që ata shkojnë.”

Teksa shohim qe shqiptarët prefereojnë të ikin jashtë me pushime, Kasa thotë se ka rritje edhe te turistëve të huaj të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë.

“Kemi një numër shumë të madh nga Bullgaria për të kaluar Vitin e Ri në Shqipëri. Kemi dhe një numër të shtuar italianësh."

Edhe INSTAT ka raportuar një rritje të ndjeshme jo vetëm të atyre që vizitojnë vendin, por edhe të shqiptarëve që dalin jashtë.