Policia tenton të shoqërojë në komisariat një person, nuk lejohet nga protestuesit e tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 18:31
Policia tenton të shoqërojë në komisariat një person, nuk lejohen nga protestuesit e tjerë.
Protestuesit dhe policia janë përplasur te sheshi “Wilson”, pasi blutë ndërhynë për të liruar rrugën.
Policia shtyu qytetarët, gjë që pasoi momentet e tensionit.
Deputetë të opozitës, ndër të cilët janë edhe Luan Baçi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, janë përplasur me policinë.
Në përplasje u përfshi edhe Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Më herët, policia e konsideroi vepër penale bllokimin e rrugës, ndërsa Gazment Bardhi u kërkoi që të lejojnë protestën.
