Pse u mbyll TikTok? Gjeldani: Qeveria mund të vendos ndalues valësh në shkolla

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, i marr nga kryeministri Edi Rama, ka hasur shumë debate. Pro dhe kundër janë rreshtuar me këtë vendim.

Eksperti i marketingut digjital, Blerim Gjeldani, ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur për këtë temë.

"Mund të ketë 1000 arsye që të lihet hapur ose të mbyllet një platformë sicc është "TikToku", "Instagrami", "Twitter" ose "Facebook". 

Çdo lloj platforme e sidomos në një vend ku mund të kesh skandale të njëpasnjëshme dhe mediat sociale janë kryesisht reagimi publik, por argumenti që qeveria e ka nxjerr nuk qëndron si faktik por realisht ka dhe njerëz që janë pro mbylljes së platformës, kryesisht prindërit. 

Në Shqipëri egziston ligji dhe egzistojnë standartet e AKEP-it, që kompanitë celulare, ose kompanitë që shesin celularë nuk duhet të shesin celularë të paregjistruar. Celularët e regjistruar e kanë vetëvetiu që kur regjistrohet në user vendoset mosha e userit dhe më pas vendoset edhe pjesa, domethënë TikToku nuk lejohet të hapet tek ai telefon. Ky është një proces që qeveria duhet të merret me të. Qeveria mund të vendos edhe ndalues valësh në shkolla", u shpreh Gjeldani.