DETAJET/ Donin ta vrisnin më breshëri plumbash, shënjestra është kushëriri i “të fortit të Vlorës” Inez Hajrullës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se Kejvin Harulla, i cili mbeti i plagosur është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës.

Ky i fundit njihet në Vlorë si "Ini i Çones" dhe djali i biznesmenit Robert Hajrulla, është një figurë e njohur për policinë shqiptare. Ai është i lidhur me një grup kriminal, bashkë me emra si Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj.

PAMJET E RENDA PAK SEKONDA NGA ATENTATI


Hajrulla ka një histori të gjatë përplasjeje me grupe rivale dhe ka shpëtuar dy herë nga atentate të organizuara ndaj tij. Në 2017, Hajrulla u bë objektiv i një atentati me tritol, duke pësuar dëmtime serioze në të dyja këmbët.

VIDEO - Digjet makina në aksin Vlorë-Fier

Në 10 maj 2019, një tjetër atentat u realizua ndaj tij në lagjen "Uji i Ftohtë", ku ai u qëllua nga një automjet në lëvizje, ndërsa ishte ulur në një lokal. Hajrulla arriti të shpëtonte, por një kalimtar i rastësishëm, Dajko Cenodemaj, mbeti i plagosur. Autorët e atentatit dogjën më pas automjetin e përdorur në Babicë të Vogël.

VIDEO - Flet dëshmitari:U shtriva përtokë...

Inez Hajrulla u shfaq si një figurë kryesore në krimin e organizuar në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizajt, i njohur si "Faqedjeguri", në vitin 2018. Hajrulla, krahu i djathtë i Harizajt, mori frerët e grupit famëkeq pas kësaj ngjarjeje. Konfliktet mes grupeve rivale vazhduan, duke përfshirë përplasje të ashpra me familjen Sinomataj.

Një ndër ngjarjet më të bujshme ishte ekzekutimi mafioz i Gëzim Sinomatajt, djali i një prej anëtarëve të bandës së njohur të "Gaxhait". Konflikti mes Inez Hajrullës dhe Bernard alias Spiro Sinomataj, xhaxhai i viktimës, dyshohet të jetë edhe pista kryesore e hetimeve për atentatin e fundit./Newsbomb