PAMJET E PARA/ Kërcet pushka në Vlorë, raportohen dy të plagosur, identifikohet njëri prej tyre! Digjet makina në aksin Vlorë-Fier

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, ku janë plagosur rëndë dy persona.

PAMJET E RENDA PAK SEKONDA NGA ATENTATI


Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash, teksa të dy personat janë dërguar menjëherë drejt spitalit.

Burime të pa konfirmuara bëjnë me dije se si pasojë dy persona kane mbetur te plagosur në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Mësohet se njeri nga te plagosurit eshte personi i identifikuar si Kevin Hajrulla, 

Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa në vengjarje ka mbërritur policia, ndërsa një automjet është gjetur i djegur në austradën Vlorë-Fier, në fshatin Panaja, e cila dyshohet se i përkiste autorëve.

PAMJET E PARA/ Kërcet pushka në Vlorë, raportohen dy të
Pamje nga vendngjarja

Lajmi në përditësim…