EMRA/ Shpërndante kokainë pranë gjimnazeve të qytetit, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit. Sipas bluve dyshohet se Fladio Hymeri shpërndante kokainë në doza, pranë gjimnazeve të qytetit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti lëndën e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e sekuestroi në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, iu gjet edhe një mjet prerës, që shërben si grirëse për lëndën narkotike, si dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasin Fladio Hymeri, 29 vjeç, banues në Fier.  

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.